Sistem për menaxhimin e pronës

Drejto gjithëhotelin nganjë ekran

Recepsioni, pastrimi, kanalet OTA, faturimi dhe POS-i i restorantit ndajnë të njëjtat të dhëna live — kështu hoteli të tregon vetëm një histori.

Tabela e dhomave · 14 net Booking.com · rezervim i ri Check-in 4 · Check-out 4
Pastrimi · sot Dhoma 103 · u bë gati Statusi live i dhomave
Channel manager · live Çmimet u shtynë në 6 kanale Sinkronizuar 2s më parë
Faturimi · përmbledhje U postua · Kaypoh POS · €27.00 1–31 maj 2026
Kaypoh POS · Tavolina 1 Ngarkuar në Dhoma 204 Hapur · 3 artikuj
FOYER live
Demo live

Vetë programi, jo video.

Një hotel shembull plot të dhëna: dhoma, çmime, rezervime, POS-i i restorantit. Bëj një check-in, hape Housekeeping-un. Provo çfarë të duash, s’prish punë.

Gjithçka punon bashkë

Një rezervim — gjithë hoteli e di tashmë.

Një mysafir rezervon në mesnatë. Deri sa ta shohësh ti, gjithçka më poshtë ka lëvizur tashmë — dhe asgjë nuk u shkrua dy herë.

Booking.com 00:41
Rezervim i ri Dhomë dyshe · 2 net J. Weber · 14–16 gusht
FOYER Channel Manager një inventar, të gjitha kanalet
KANALET E TJERA 24 23 dhoma të lira Expedia · Airbnb · Hostelworld
FOYER DESK Në kalendar Dhoma 204 · 14–16 gusht
FOYER HOUSEKEEPING Në listën e së premtes Pastrim largimi · Dhoma 204
FOYER LEDGER Folio e hapur €124 · depozita e ndjekur

Lidhu me 200+ kanale rezervimi, dhe mbaj një kalendar të vetëm.

  • Booking.com
  • Expedia
  • Airbnb
  • Agoda
  • Vrbo
  • +200 të tjera

Një llogari, çdo pajisje

Web, Windows, macOS, iPhone dhe Android — i njëjti hotel, live, në të gjitha. PC-ja e recepsionit, telefonat e pastrimit, telefoni yt në darkë.

I formësuar për pronën tënde

Dhomat, llojet e dhomave, çmimet, taksat, planet e ushqimit dhe rolet — të konfiguruara saktësisht si punon hoteli yt. Pa kod, pa pritje.

Recepsioni

Gjithë java jote në një tabelë.

Dhomat poshtë, netët përgjatë, çdo qëndrim një shirit që e lëviz. Hape njërin dhe hapet i gjithë rezervimi — kush është, sa ka për të paguar, a ka qëndruar këtu më parë — dhe check-in-i bëhet me një prekje.

E diel, 30 gusht · 07:54
Të gjithaDue inIn houseDue out
Dhoma Die30 gushHën31 gushMar1 shtaMër2 shtaEnj3 shta
Standard Double
203 A. Krasniqi
204 J. Weber · B.com
205 James Donovan
206 OOO E. Berisha
207 M. Hoxha
Junior Suite
1101 Group · Drini Tours
1102 S. Rossi · Exp
1103 L. Morina
1104 D. Nikolla
  • Hap një qëndrim dhe vjen i gjithë rezervimi me të
  • Këshillat e zgjuara tregojnë mysafirët që kthehen dhe dhomat pa caktuar
  • Bëj check-in pa dalë nga tabela
Check-in online

Mysafirët bëjnë vetë check-in, para se të mbërrijnë.

Mysafirët marrin një link të sigurt me konfirmimin — të dhënat, shoqëruesit, rregullat e shtëpisë dhe preferencat plotësohen nga telefoni i tyre, ditë para mbërritjes. Hyjnë me çelësin gati, dhe recepsioni yt s’shkruan asgjë.

  • Një link i sigurt check-in-i me çdo konfirmim
  • Të dhënat, shoqëruesit, ID-ja dhe preferencat para mbërritjes
  • Stema “pre-checked in” te rezervimi — çelësi gati
9:41 E enjte, 12 qershor
Gmailtani Hotel Reverie · Bëje check-in-in para se të mbërrish Qëndrimi yt po afron — bëj check-in online para se të mbërrish
Hotel Reverie
Përshëndetje Jonas, Bëje check-in-in para se të mbërrish

Dy minuta në telefon dhe shkon direkt te dhoma.

1Konfirmo të dhënat2Skano pasaportën3Nënshkruaj dhe mbaroi Bëj check-in online
HA Hotel Reverie Check-in online
Të dhënat e tua Udhëton me ty I pranoj rregullat e shtëpisë dhe politikën e privatësisë Përfundo check-in-in Pre-checked in
FOYER AI Rate IQ

Çmime që e lexojnë tregun.

Menaxhimi i të ardhurave është puna që një hotel i vogël s’ka kurrë kohë ta bëjë. FOYER AI i ndjek hotelet me të cilat konkurron — bashkë me pickup-in dhe okupimin tënd — dhe ta jep një çmim për çdo natë, gati për t’u dërguar.

Një javë si shembull

FOYER AI Rate IQ
Ti Hotel UraVila ParkGrand Center
€40 €50 €60 €70 €80 HënMarMërEnjPreShtDie
Këshillë e zgjuar

Të premten je €7 nën treg. Ke €15 për dhomë që të presin këtë javë. Shiko dhe prano 3 sugjerime çmimi për t’i marrë.

U shty në çdo kanal
Ku mund të lëvizësh
Pre, 14 gusht Ti €62 · tregu €69 €62 €71
Sht, 15 gusht Ti €68 · tregu €75 €68 €74
Die, 16 gusht Ti €55 · tregu €50 €55 €49
Booking Engine

Rezervimi që i shpëton komisionit.

Gjysma e kërkesave nuk kalojnë fare nëpër kanale — vijnë me telefon, Instagram apo WhatsApp. Recepsioni dërgon linkun tënd të rezervimit në vend që ta çojë mysafirin te një OTA, dhe i njëjti rezervim bie në të njëjtin kalendar pa u prerë asgjë.

  • Dërgo linkun tënd nga recepsioni — WhatsApp, Instagram, një telefonatë
  • E njëjta disponueshmëri dhe çmime live si kanalet
  • Depozita mblidhet me pay-by-link që në rezervim
LH Hotel Reverieonline
Sot

Përshëndetje! A keni një dhomë dyshe të lirë 14–16 gusht?

Po — ja linku, i njëjti çmim si kudo.

Hotel ReverieRezervo direkt · pa tarifa hotelreverie.com/book
Mesazh
hotelreverie.com/book
1Datat2Dhomat3Të dhënat
Zgjidh datat Check-in Enj, 14 gusht Check-out Sht, 16 gusht Të rritur13 vjeç e lart 12 + Fëmijë3 – 12 vjeç 0+ Foshnja0 – 2 vjeç 0+
hotelreverie.com/book
14 → 16 gusht · 2 mysafirë 3 dhoma të lira Dhomë twin €48 / natë €96 gjithsej Detajet Rezervo Junior suite €95 / natë €190 gjithsej Detajet Rezervo Dhomë dyshe €62 / natë €124 gjithsej Detajet Rezervo
hotelreverie.com/book
Shto në qëndrimin tënd Zgjidhet një herë, me çmimin që cakton ti — asnjë kanal s’merr pjesë prej tij. Spa & pishinë Të dy mysafirët, gjithë qëndrimin €45 Darkë për dy Restoranti i terracës, një mbrëmje €58 Check-out i vonshëm Dhoma mbahet deri në 14:00 €15 Totali për 2 net €124€227
hotelreverie.com/book
Të dhënat e kartës Dhomë dyshe2 net · me spa dhe darkë €227 Numri i kartës •••• •••• •••• ••••4242 4242 4242 4242 SkadonMM / YY04 / 28 CVC•••••• Emri në kartëEmri i plotëM. Dushku €40 depozitë tani, pjesa tjetër në hotel
U rezervua Konfirmimi LH-4821 Dhomë dyshe · 2 net€124 Spa & pishinë€45 Darkë për dy€58 Totali€227 Komisioni për këtë rezervim €0.00 Një kanal do të kishte marrë €18.60, me 15% të zakonshme mbi dhomën. Dhe €103 spa e darkë janë të ardhura që kanali s’i shet fare. Direkt në kalendarin tënd

Sistemin e ngremë ne. Hotelin e drejton ti.

Kalimin nga Excel-i, ditari i letrës apo një PMS tjetër e bëjmë ne — jo ti. Dhomat, çmimet dhe rezervimet e ardhshme i bartim një për një, dhe dikush prej nesh rri në telefon derisa të qetësohet recepsioni.

  • Të dhënat i kalojmë ne — dhomat, çmimet, rezervimet e ardhshme
  • Sistemin e ngremë bashkë me ty — jo një PDF në email
  • Mbështetje në shqip, anglisht dhe gjermanisht, në orarin tënd
  • Të përgjigjet një njeri, jo një numër tikete
  • Trajnim për recepsionin dhe për katet
€0
Ngritja, onboarding-u dhe bartja e rezervimeve që i ke tash. Falas për hotelet themeluese.
3
Gjuhët në të cilat ta ngremë sistemin, ta trajnojmë ekipin dhe të përgjigjemi — shqip, anglisht dhe gjermanisht.
4
Modulet që i ndezim bashkë: recepsioni, pastrimi, kanalet dhe POS-i.
Pyetje

Ato që na pyesin hotelierët të parat.

Ne ende punojmë me letër dhe Excel. A është hap shumë i madh?

Është pikërisht hapi që e bëjmë më shpesh. Kalimi nga Excel-i, ditari i letrës apo një PMS tjetër është puna jonë, jo e jotja — dhomat, çmimet dhe rezervimet e ardhshme i bartim ne, dhe sistemin e ngremë bashkë me ty, jo duke të dërguar një PDF e duke të uruar fat.

A duhet t’i ndezim të gjitha përnjëherë?

Jo. Shumica fillojnë te recepsioni dhe shtojnë channel manager-in, booking engine-in apo POS-in kur recepsioni të jetë qetësuar. Çdo modul lexon të njëjtat të dhëna, kështu që ndezja e njërit më vonë nuk prish asgjë nga ajo që ke ngritur.

Çfarë bëhet me rezervimet që i kemi tashmë?

Vijnë me ty. Rezervimet e ardhshme, të dhënat e mysafirëve dhe çmimet importohen para se të nisesh, kështu që mëngjesi i parë në FOYER hapet me të njëjtat ardhje që i prisje.

Me cilat kanale lidheni?

Me ato ku vërtet i shet dhomat — Booking.com, Expedia, Airbnb dhe të tjerat përmes channel manager-it. Një kalendar, një set çmimesh, të shtyra jashtë e jo të shkruara në tre extranet-e.

Interneti te ne s’është gjithmonë i sigurt. A ka rëndësi?

Ka, dhe ia vlen ta themi hapur: FOYER punon në browser, prandaj recepsionit i duhet lidhje. Na thuaj që në fillim nëse të bie shpesh — kjo e ndryshon çka të rekomandojmë për arkën e restorantit dhe telefonat e pastrimit.

A janë të dhënat tona?

Janë të tuat. Mysafirët, rezervimet, faturat dhe raportet i eksporton kur të duash, në formate që i hap edhe gjetkë. S’ka version ku largimi do të thotë humbje e historisë sate.

A flisni shqip?

E flet gjithë sistemi, e flasim edhe ne. Ngritja, trajnimi dhe mbështetja bëhen shqip ose anglisht, nga njerëz në orarin tënd e jo nga një radhë në një shtet tjetër.

Sa kushton?

Ofertohet për pronën tënde, nga një prej tri planeve në faqen e çmimeve — nga recepsioni i vetëm te gjithë prona. Kërko ofertë dhe numri të vjen me shkrim brenda ditës. Muaji i parë është falas.

Ke ende ndonjë pyetje? Na shkruaj drejtpërdrejt

Gati ta drejtosh hotelin me FOYER?